Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në prezantimin e mbi 20 librave të botuara në dy vitet e fundit nga shkrimtarët shqiptarë në mërgatë, në një organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ministrja Gërvalla theksoi para autorëve nga mërgata se Qeveria e Kosovës, është duke u angazhuar seriozisht që të krijoj mekanizma institucional në mënyrë që kultura të jetë një prej tipareve kryesore përmes të cilave na njeh e gjithë bota.
Sipas saj realiteti i ri i vendosur në Kosovë, synon krijim të kushteve të mira për punë dhe jetesë, për të gjithë të rinjtë e vendit dhe gjithashtu synon të motivoj edhe të rinjtë e mërgatës për tu kthyer dhe për të punuar këtu.
Pas prezantimeve Gërvalla ishte nikoqire e këtij grupi të shkrimtarëve nga diaspora me të cilët pati një bashkëbisedim në MPJD, për çështje që lidhen me mërgatën, arsimin dhe shkencën./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...