Në takimin mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe të Dërguarit Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Lord Stuart Peach, vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj Kosovës në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimi në fushat e shumta me interes të përbashkët.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla falënderoi Lordin Peach për qëndrimin konsistent të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të qëndrimeve dhe interesave të drejta të Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon shtetin ynë, duke përshëndetur një prani më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.
Lordi Peach i uroi Ministres Gërvalla dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...