Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
Temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal.
MPJD, njofton se Gërvalla falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetndërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve.
“Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, theksoi Gërvalla duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën Zvicerane./Arbresh.info/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror