Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës në takimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla me Ministren e Punëve të Jashtme të Monakos, Isabelle Berro-Amadei, të mbajtur në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Sipas njoftimit, dy ministret biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit me Fondacionin ” Prince Albert II i Monakos”, shkruan Arbresh.info.
“Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm për të zgjeruar lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Monakos, duke promovuar bashkëpunim të ndërsjellë në arenën ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror