Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, së bashku me anëtarë të tjerë të komisionit.
Biseda u zhvillua rreth marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë si dhe koordinimin për t ë ardhmen dhe proceset nepër të cilat po kalon Kosova.
Në komunikatën për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, thuhet se Gërvalla e njoftoi Kryetarin Roth për zhvillimet politike në Kosovë, progresin e arritur në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkan, me theks të veçantë për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndermarrjes së sanksioneve kundër saj.
“Bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishte temë tjetër e rëndësishme e takimit me kryetarin Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.
Në fund të takimit Gërvalla falënderoi Kryetarin Roth personalisht, por edhe komisionin e drejtuar prej tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përpjekjet e pandalura për gjetjen e rrugës së duhur për zgjidhjen e sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...