Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ka takuar kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa u tha se marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve duhet thelluar në të gjitha fushat.
Ministrja Gërvalla vuri në pah dhe vlerësoi faktin që Republika e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euro-atlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj .
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kroacisë në shumë fusha të interesit të përbashkët është me prioritet për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Në njoftimin për media thuhet se temë e veçantë e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate, gjersa u tha se Kosova mirëpret investimet kroate dhe ka një ofertë dhe klimë të mirë për investime në shumë sektorë.
Ministrja Gërvalla falënderoi kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e tij personale në Forumin Ekonomik shumë të suksesshëm mes Kosovës dhe Kroacisë të organizuar javë më parë në Prishtinë.
Në njoftim më tej thuhet se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin kroat që jeton në Kosovë.
“Lidhjen mes dy vendeve tona e bëjnë më të fortë edhe komunitetet tona respektive. Shqiptarët në Kroaci paraqesin një komunitet të fuqishëm, të integruar dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në shoqërinë kroate, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe Kroacisë”. /arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...