Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.
Me anë të një postimi në platformën “X” Gërvalla tha se Torres është mbështetës i vendosur i Kosovës, transmeton Reporteri.net.
“Takim i shkëlqyer me Kongresmenin amerikan Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës. I adresova zhvillimet rajonale, agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe theksova nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla bën të ditur se janë diskutuar edhe diskutuar aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO./Arbresh.info/
Excellent meeting w/🇺🇸 Congressman @RitchieTorres, a staunch supporter of 🇽🇰. Addressed regional developments, Serbia’s aggression against Kosova and stressed the need for action against Vučić’s regime to prevent further escalation. Also discussed our NATO membership aspirations. pic.twitter.com/9zWhyfHJuq
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 25, 2023
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...