Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Jan Lipavský.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.
Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave.
Ajo shtoi se, Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...