Google ADS

Gërvalla takohet me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë, diskutojnë për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi

16:43 | 25 Maj 2021
Arditë Shkodra

 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori norvegjez, Jens Erik Grøndahl.

Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe zhvillimet politike aktuale në vend, transmeton arbresh.info

Ministrja Gërvalla, fillimisht ka falënderuar Bjørnstad për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe ka vlerësuar ndihmën konkrete norvegjeze për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, pala norvegjeze ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Norvegjisë karshi agjendës evropiane të Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme