Vizitën e saj zyrtare në Austri, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e nisi me një takim me mergimtarë në Salzburg, me të cilët u bashkëbisedua për situatën në Kosovë, lidhjet e mërgatës me Kosovën, bashkëpunimin në sjelljen e investimeve të reja, zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe promovimin e kulturës dhe traditës sonë te gjeneratat e reja.
“Para bashkëatdhetarëve tanë, studentë, mjekë, infermierë, aktivistë, punëtorë nga profile të ndryshme e pensionistë, Gërvalla paraqiti hapat e qeverisë së Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e shtetit dhe rritjen ekonomike, duke vlerësuar se bizneset e mërgimtarëve tanë janë të mirëseardhura në Kosovë dhe shteti për të cilin kontribuan aq shumë do të jetë mbështetës i ideve dhe projekteve të tyre, të cilat për qëllim kanë mbështetjen e familjeve të tyre, Kosovës dhe të rinjve në punësim”, thuhet në komunikatën për media nga MPJD, përcjell Arbresh.info.
Bashkëbisedimi mes Gërvallës dhe komunitetit shqiptar nga Salzburgu shpërfaqi sfidat me të cilat ballafaqohen ata, si e shohin Kosovën, cilat janë idetë e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit, në ndërmarrësi, kulturë, sport dhe qeverisje të mirë.
Bashkëatdhetarët tanë në Salzburg u shprehën të kënaqur që tashmë kanë një trajtim më dinjitoz me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre qytetar.
Gërvalla i falënderoi mërgimtarët për mbështetjen e dhënë për Kosovën në etapat më kritike të saj si edhe sot, me remitencat e tyre, të cilat duhet kthyer në mjet investimi të qëndrueshëm në Kosovë./Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...