Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq, që është edhe ministër i Mbrojtjes në këtë shtet fqinj të Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq rreth aspiratave euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe kërkoi ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” (PfP) dhe Kartën e Adriatikut.
Ministrja Gërvalla-Schwarz në takim e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha bashkëpunimet rajonale që ndërlidhen me siguri.
Ajo e falënderoi zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, gjë që sipas saj ka ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve mike.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po ashtu e njoftoi ministrin Konjeviq për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Diasporës, në kontekstin e situatës së sigurisë në rajon dhe më tej ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se duhet vëzhguar me kujdes ndikimin e agresionit rus në Ukrainë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans