Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, organizoi pritjen tradicionale për korin diplomatik të akredituar në Kosovë.
Në fjalën e saj mirëseardhëse, Gërvalla pasi uroj për një vit të mbarë, falënderoi ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin gjatë vitit që lamë pas dhe qëndrimin e tyre në mbështetje të proceseve të vështira që kaluam gjatë vitit 2023.
“Duke iu dëshiruar çdo të mirë për këtë vit, Gërvalla e falënderoi veç e veç secilin Ambasador dhe vendet e tyre, duke uruar për një bashkëpunim sa më të mirë në sfidat dhe vlerat e përbashkëta”, thuhet në komunikatën e MPJD-së./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit