Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë.
Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...