“Është vizita e parë e imja kjo në Kosovë si Sekretar Shteti për Punë të Jashtme. Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e Pavarësisë, sovranitetit dhe do të ndihmojë në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron pas takimit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit për vitin 2024.
“Britania e madhe, përveç rolit të rëndësishëm që luan në KFOR, trajnon dhe mbështet forcat e armatosura të Kosovës dhe kontribuon në suksesin e tyre edhe përmes trajnimeve në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar më tej Cameron, përcjell Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla ka njoftuar kryediplomatin britanik rreth progresit dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të sundimit të ligjit, dhe forcimit të demokracisë në vend gjatë vitit 2023, duke vënë në pah në të njëjtën kohë sfidat e rënda me të cilat u përball shteti i Kosovës duke përfshi sulmin e 24 shtatorit, pas të cilit Mbretëria e Bashkuar reagoi menjëherë dhe me vendosmëri duke dërguar trupa shtesë.
Lexo edhe:
Cameron në Kosovë: Britania duhet t’i përkrahë miqtë e saj në një botë me konflikte të mëdha
“Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është një partner i veçantë strategjik si në marrëdhëniet tona bilaterale, ashtu edhe multilaterale. Në këtë kontekst e falënderova Lordin Cameron për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Gërvalla.
“Ajo më tej vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është partner tejet i rëndësishëm brenda NATO-s, pra aty ku Kosova e sheh veten pjesë të synimeve strategjike dhe përcaktimeve parimore të kësaj organizate”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Nga ana tjetër, Cameron ka falënderuar Ministren Gërvalla për mikpritjen dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të shtetit britanik ndaj Kosovës.
Lexo edhe:
Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron
“Tutje Lordi Cameron deklaroi që me Ministren Gërvalla diskutuan për sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e Pavarësisë, sovranitetit dhe do të ndihmojë në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët