Mediat sllovene kanë raportuar mbi dyshimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është i përfshirë në një skandal financiar transaksionesh.
Në lidhje me këtë çështje, ministrja Gërvalla deklaroi se ashtu sikurse herën e kaluar kur janë ngritur këto spekulime, edhe tani, ka kërkuar nga shtetet që përmenden në raportimet e mediave sllovene në lidhje me këto pretendime, informacione në rrugë zyrtare.
“Ambasadori nuk shkarkohet për raportime mediave. Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm në lidhje me këto pretendime të mediave, që shkelje të tilla kanë ndodhur apo hetime të kësaj natyre kanë ndodhur”, tha ministrja Gërvalla.
Për më tepër ajo deklaroi se sot në mëngjes (e diel), ka folur personalisht në telefon me ambasadorin Berishaj në lidhje me këto raportime të mediave.
“Ai ka treguar gatishmërinë që të mbajë një konferencë me mua për media në Prishtinë e t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, pyetje që janë legjitime, por jo që nuk janë legjitime nëse nuk bazohen në fakte”, tha ministrja Gërvalla.
Sipas ministres, aktualisht ambasadori Berishaj është i angazhuar në përgatitjen e një forumi ekonomik mes Kosovës e Kroacisë që do të mbahet së shpejti në Zagreb.
Zëvendëskryeministrja e dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këto komente i bëri në konferencën për media me homologen sllovene, Tanja Fajon në Prishtinë, pasi u pyet nga gazetaret edhe në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në lidhje me këtë rast, u pyet edhe Fajon. “Për çështjet që kanë të bëjnë dhe merret sistemi i drejtësisë, unë nuk do të komentoj”, tha ajo./rtk/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...