Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas gjetjes së dokumenteve dhe veturës së Milorad Jevtiqit, në vendin e sulmit terrorist.
Me anë të një postimi në X, ajo ka përsëritur deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se, Jevtiqit është bahskëpunëtor i afërt i djalit të presidentit serb, shrkuan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtić është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, shkroi ajo.
Sipas saj, kjo ofron dëshmi të mëtejshme të aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës dhe përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Vetëm veprimet vendimtare kundër regjimit të Vuçiqit do të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, përfundoi ajo./Arbresh.info
Kosova Police found Milorad Jevtić’s ID & car at the scene of terrorist attack.
Jevtić is a close associate of Danilo Vučić, the son of the Serbian president, Aleksandar Vučić.
On four out of five visits to Kosova, he crossed the border in company with Danilo Vučić. pic.twitter.com/1i1hsPv9v5
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 8, 2023
Lexo edhe:
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit