Google ADS

Gërvalla nga ministrat e BE-së kërkon të parandalojnë përshkallëzimin e radhës të situatës në veri

20:57 | 13 Nëntor 2023
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimorë me ministrat e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gërvalla nga ministrat e Jashtëm të BE-së ka kërkuar që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, shkruan Arbresh.info.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, shkruan Gërvalla në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme