Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

22:48 | 27 Shtator 2024
R J

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.

Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin e palëkundur të Kosovës ëpër integrimet euroatlantike dhe bashkëpunimin rajonal.

“Thekova gjithashtu nevojën për përpjekje të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë dhë për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, shkroi Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.

Ajo po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme