Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pjesëmarrja e Gërvallës në këtë takim është bërë me ftesë të ministres së Punëve të Jashtë të Gjermanisë, Annalena Baerbock, përcjel Arbresh.info.
“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, sot kam mbërritur në Berlin, ku po marr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Tutje, diplomatja kosovare bëri të ditur se në këtë takim, do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin