Google ADS

Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Toronto: Gratë aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë

09:03 | 21 Shtator 2024
K.B

Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse, tha ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme që u mbajt në Toronto të Kanadasë, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.

Gërvalla theksoi tutje se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

MPJD njofton se Gërvalla  gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqëndrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat.

“Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike”, thuhet në njfotim.

Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që Talibani t’i rikthejë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike.

Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshme duhet të jetë grua./Arbresh.info/

Të ngjashme