Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës takoi asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politiko-Ushtarake, Jessica Lewis.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork priti asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politiko-Ushtarake, Jessica Lewis.
Në takim u bisedua për çështje të ndryshme që prekin politikën e jashtme, me theks të veçantë në aspektet ushtarake të marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit biseda u përqendrua edhe në çështje të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe në nevojën e pranisë së shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan sidomos në kohë krizash që ndërlidhen me sigurinë jo vetëm të Ballkanit por edhe tërë Evropës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e informoi asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe për reformat e ndërmarra në vend si dhe për ndikimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë në sigurinë dhe ekonominë e Kosovës. /arbresh.info/
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...