Google ADS

Gërvalla në OKB: Sjellja agresive e Serbisë kërcënon paqen në rajon

22:05 | 27 Prill 2023
K.B

Ministrja e Punëve të Jashtme si dhe për Diasporë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, në mbledhjen e KS të OKB-së, ka folur për situatën në Kosovës, si dhe për gjendjen në rajon.

Që në fillim, ministrja Gërvalla shprehu vërejtjen në mbledhje për, siç tha ajo, moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe, njësoj si ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Më tej ministrja Gërvalla tha se sjellja agresive e Serbisë kërcënon paqen në rajon, aleanca Rusi- Serbi, si dhe arritjet e shtetit tonë, si dhe pozicioni ynë në Evropë e botë paraqet faktorë të rëndësishëm.

Ajo pati vërejtjet ndaj raportit ë UNMIK-ut për Kosovën.

“Ndërsa sa i përket raportit të UNMIK-ut, mund të themi në mënyrë të përgjithësuar se nga 100 pika, gati 90 prej tyre paraqesin gabime të ndryshme, të vogla, të mesme të mëdha, por edhe ka gjëra që mungojnë në raport, boshllëqet të vëna nga UNMIK-u janë gjëra të njohura. Ne jemi duke punuar me përkushtim për paqe e stabilitet, ndonëse UNMIK-u nuk po i kontribuon paqes e stabilitetit në rajon” u shpreh ministrja Gërvalla.

Ajo më tej shtoi se në raportin e UNMIK-ut “Procesi i Berlinit” përmendet vetëm si fusnotë. As samitit i mbajtur në Berlin, në nëntor të vitit 2022; as samitit i parë i Ballkanit, i mbajtur në Tiranë, nuk përmendet në raport, edhe pse Procesi i Berlinit është procesi më i rëndësishëm që paraqet një përpjekje evropiane për Ballkanin.

Gërvalla më tej përmendi marrëveshjet që janë arritur në Berlin ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, si bie fjala për diplomat, për njohjen të letërnjoftimeve reciproke, të cilat i kanë miratuar Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria dhe afër nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është edhe Mali i Zi, ndërkohë që, siç u shpreh ministrja Gërvalla, shtetet që janë nën ndikimin e Vuçiqit e Daçiqit janë duke bllokuar procesin, ndonëse Vuçiq ka nënshkruar marrëveshjen, por propaganda vazhdon.

Ambasadori shqiptar në KS OKB: Presidenca nuk ishte e paanshme në rolin e saj

Ambasadori i Shqipërisë në OKB në fillim të fjalës së tij ngriti çështjen e përdorimit të gjuhës në KS të OKB-së, ndërsa sqaroi se anëtarët e Këshillit e mbështetën Kosovën që të flasë në gjuhën që ata zgjedhin, teksa shtoi se në bazë të rregullit 44 flet për mënyrën e të shprehurit të përfaqësuesve të shteteve në KS, të cilët duhet të flasin në gjuhën e KS dhe të ofrojnë përkthim në njërën nga ato gjuhë, të cilën gjë e kishte ofruar Kosova për shërbime përkatëse.

Por, sipas ambasadorit të Shqipërisë, këtë kërkesë të Kosovës e ka kundërshtuar Rusia edhe me shkrim.

“Presidenca nuk ishte e paanshme në rolin e saj, edhe pse shkon kundër rregullit të frymës së multilingualizmit, në frymën e OKB-së në këtë dhomë”, tha ambasadori i Shqipërisë në KS të OKB-së, derisa sqaroi se në të kaluarën ka pasur raste kur është përdorur një gjuhë tjetër në këtë Këshill nga të dy delegacionet.

Ai falënderoi ministren Gërvalla që u tregua e kujdesshme ndaj kësaj çështjeve për të mos e vënë këtë Këshill në pozitë të pavolitshme.

Ambasadori i Shqipërisë më tej foli për të arriturat e Kosovës në rrugëtimin e saj në integrimet euroatlantike.

Ambasadori i Shqipërisë, mes tjerash, përmendi marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër, në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Ai vuri theksin në pikën katër ku Serbia zotohet se nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ndonëse, siç u shpreh ai, ishte i befasuar nga deklaratat e Daçiqit në KS të OKB-së për këtë çështje, edhe pse i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve të arritura.

Mbretëria e Bashkuar e Franca kërkojnë respektimin e marrëveshjeve të arrira

Gjatë viteve të fundit demokracia e Kosovë ka treguar pjekurinë e saj. Aktivitetet e saj janë ranguar në nivel më të larta n luftimin e korrupsionit e sundimin ligjit

Ne njohim rolin e rëndësishëm të UNMIK-ut dhe në mbështetjen e Kosovës në 24 vjetët e kaluara si dhe punën që vazhdon të bëjë edhe në këto ditë.
“Ne mbështesim rezolutën 1244 Kushte në terren megjithatë janë të papranueshme që nga koha 1999 dhe praktikat e vendeve të tjera tregon se është për një rishikim të ligjeve në UNMIK se si UNMIK mundet t’i përshtatet kushteve aktuale në Kosovë”, deklaroi ambasadori i MB në OKB.

Ai më tej ka thënë se mungesa e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë ka ndikuar në stabilitetin në rajon, derisa theksoi mbështetjen për marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër në ndërmjetësimin e BE-së.

“Tani është koha që të dyja palët të angazhohen për një dialog të mirëfilltë në mirëbesim, duke shmangur retorikën për të arritur një normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, ka deklarua ambasadori i MB në OKB.

Ai ndër të tjera vuri në dukje se Kosova e Serbia janë zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të dyja palët duhet të angazhohen që ky asociacion t themelohet sa më shpejtë.

“Inkurajoj që të dyja palët të tregojnë pjekurin e maturinë politike për të zbatuar atë që është arritur me marrëveshje, sepse është në interesin e qytetarëve në të dyja anët”,ka shtuar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, duke shtuar se përshëndet punën e KFOR-it dhe të EULEX-it në Kosovë , teksa shfaqi kërkesën në formimin e institucioneve funksionale në veri të vendit, që u shërbejnë interesave të atyre që i kanë votuar.

Ndërkaq përfaqësuesja e Francës në OKB, tha se raporti i sotëm po bëhet në kohën kur po arrihen rezultate të mira në raportet mes Kosovës e Serbisë, ndonëse ajo shprehu vërejtjen në tonalitetet e shfaqura nga të dy ministrat e Jashtëm të vendeve përkatëse.

Ajo vuri në dukej bashkëpunimin e liderëve të Kosovës e Serbisë që kanë treguar ndaj përfaqësuesve të BE-së në arritjen e marrëveshjeve në Bruksel e Ohër, derisa shfaqi shpresën që në të ardhmen të mos komprometohen arritjet e shënuara deri më tani, duke përmendur krijimin e Asociacionit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme