Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me homologen e saj finlandeze. Gërvalla shprehu kënaqësinë e madhe për pritjen e homologes në Kosovë dhe theksoi se kjo vizitë pasqyron bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
Ajo nënvizoi se një pjesë e diskutimeve u përqendruan në çështjen e sigurisë në Evropë dhe ndikimin rus, duke deklaruar: “Kosova qëndron e bashkuar me Ukrainën.”
Gërvalla shtoi se Kosova ka shumë për të mësuar nga përvoja e Finlandës në procesin e anëtarësimit në NATO dhe riafirmoi përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë aleancë. Ajo gjithashtu përmendi se “ura e Ibrit duhet të hapet,” duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të ngushta.
Ministrja Gërvalla kujtoi edhe ish-presidentin e ndjerë finlandez Mahti Ahtissari dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Finlanda ka dhënë ndaj Kosovës./Arbresh.info
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve