Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi për Kosovën

18:32 | 22 Shtator 2024
E.G

Zëvendëskryeministrja njëherit edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bëri të ditur se sot ka marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada.

Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë një video përmbledhëse nga vizita e saj.

“Në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info/

Të ngjashme