Me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që po mbahet sot, më 3 tetor në Paris.
Kjo pjesëmarrje është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të avancuar interesat e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të krijuar lidhje të reja të rëndësishme bashkëpunimi me vendet anëtare të ONF.
Gjatë kësaj konference, Kosova do të promovojë aspiratat e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe të forcojë dialogun me vendet frankofone, duke përfituar nga përvoja dhe mbështetja e tyre në fusha kyçe si ekonomia, inovacioni dhe edukimi. Për më tepër, pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë që mban moton “Krijoni, inovoni dhe ndërmerrni në frëngjisht” nënvizon përkushtimin e saj ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe përpjekjet për të zgjeruar hapësirat e diplomacisë ndërkombëtare.
Përfshirja e Kosovës në këtë konferencë është një hap konkret në vazhdimin e rrugës së saj drejt integrimit më të thellë në organizatat ndërkombëtare, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët aktualë dhe duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me vendet e tjera anëtare të ONF./Arbresh.info
Reali i reziston sulmeve të Liverpoolit në pjesën e parë
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut