Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në njoftimin për media nga kjo ministri thuhet se në fjalën e saj, Gërvalla theksoi nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës.
Në prag të këtij takimi, Gërvalla po ashtu takoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.
Në këtë takim, Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ministrja paraprakisht pati takim edhe me Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë, me ç ‘rast diskutuan situatën e sigurisë, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve tona./Arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...