Gërvalla merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”, pritet të realizojë takime bilaterale me homologë të saj

11:21 | 1 Mars 2024
E.K

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”.

Në kuadër të forumit që mbledh udhëheqës të shteteve, Ministra të Punëve të Jashtme, diplomatë, biznesmenë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, Ministrja Gërvalla do të realizojë takime bilaterale me homologë të saj si dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare.

Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në politikën e jashtme, ekonomi dhe investime strategjike./Arbresh.info

Të ngjashme