Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, zhvilloi takim me mërgatën shqiptare në Montreal.
Në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin çështjet kyçe si organizimi kulturor dhe mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët e diasporës, regjistrimi i mërgatës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të mërgatës në Kosovë.
Më tej, Gërvalla theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë duke ftuar të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për planifikimin e politikave dhe programeve për mërgatën.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...