Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë adresimit të saj në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, theksoi rëndësinë e diplomacisë si shtyllë qendrore për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve të saj.
“Kjo konferencë është mundësi për të diskutuar se si puna jonë brenda dhe jashtë vendit ka ndihmuar Kosovën të forcojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve tanë. Diplomacia gjithmonë ka qenë në zemër të këtyre përpjekjeve dhe përfaqësuesit tanë në shërbimin e jashtëm çdo ditë përballen me sfida të reja për të ndërtuar ura por edhe për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, tha ajo.
Ministrja Gërvalla veçoi liberalizimin e vizave si një nga arritjet më të rëndësishme të Kosovës, duke e quajtur atë një ëndërr të bërë realitet për qytetarët e vendit.
“Për një kohë të gjatë ky synim ishte simbol i asaj që dëshironim të ishim: një vend i hapur, i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr është bërë realitet, por diçka e tillë natyrisht se nuk ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar një shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin”, deklaroi ajo.
Gërvalla theksoi se reformat e thella të ndërmarra vitet e fundit kanë rritur transparencën dhe kanë forcuar pavarësinë e institucioneve të Kosovës.
Lufta kundër korrupsionit, sipas ministres, ka dhënë rezultate konkrete, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.
“Partnerët tanë evropianë e kanë njohur këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, duke përfituar nga mundësitë që ofron Evropa”, shtoi ajo.
Një tjetër arritje që ministrja Gërvalla vuri në pah është fuqizimi i pasaportës së Kosovës. “Sot pasaporta jonë nuk është thjesht një dokument udhëtimi; ajo është një simbol i dinjitetit tonë si shtet dhe i besimit që kemi fituar ndërkombëtarisht. Përmirësimi i pozitës së saj tregon se Kosova është një vend që respekton angazhimet e saj dhe që po fiton gjithnjë më shumë hapësirë në arenën globale”, tha ministrja.
Ministrja e vlerësoi zhvillim historik për vendin, mbajtjen për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duke ia mundësuar të gjithë bashkatdhetarëve që të japin votën e tyre.
“Ky hap forcon lidhjen midis Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtë vendit”, nënvizoi ajo./rtk
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?