Përfundimi i moratoriumit një vjeçare në shatorë të këtij viti, që bllokoi Kosovën për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e gjenë Kosovën pa ambasador dhe pa përgatitje për të lobuar, shkruan arbresh.info.
Tash e katër muaj Kosova nuk ka ambasadorë nëpër shumë qendra evropiane dhe këto përfaqësi diplomatike drejtohen nga ushtrues detyre, kjo për shkakun se në maj të këtij viti janë shkarkuar 12 ambasador dhe akoma nuk janë emëruar të rijnë.
Anëtarja e Komisionit për Politik të Jashtme dhe Diasporë, nga AAK, Time Kadrijaj, për arbresh.info tha se fajtori kryesor për këtë çështje bie mbi Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Kadriu theksoi se në mungesë të ambasadorëve kredibil, lobimi për anëtarësim në organizata mbetët nën hije.
“Donika Gërvalla është fajtore si Ministre e Punëve të Jashtme po ashtu edhe zëvendëskryeministëri, Qeveria sepse nëse nuk kanë pasur kandidatë që do t’i nominonin në këto vende vakante. Nuk është dashtë t’i pezullojnë ose t’ja ndërpresin kontratën sepse të gjithë ambasadorët e akredituar kanë pas një afat kohorë për kryerjen e funksionit dhe në momentin që i kishin gjet njerëzit adekuat është dashtë të shkarkohen. Unë nuk e di se kush do ta bëjë këtë lobim dhe si do të shkoj ky lobim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nëse ne nuk kemi ambasador kredibil ose që nuk i kemi ambasador fuqiplotë në ato vende”, tha Kadriu.
Profesori universitar Ibrahim Gashi, për arbresh.info deklaroi se mungesa e përfaqësimit nëpër ambasada do të ketë konsekuenca.
“Mungesa e ambasadoreve dhe mbajtja e nivelit të përfaqësimit me të ngarkuar me punë sigurisht se ka konsekuenca si në marrëdhëniet me vendet pritëse po ashtu edhe në procesin e lobimit për njohje të reja. Shkarkimi i menjëhershëm i një numri të madh të ambasadorëve disa nga të cilat ishin brenda mandatit të tyre nuk mendoj se ka qenë vendimi më i mirë i ministres dhe i qeverisë. Në procesin e lobimit për njohje ne nuk jemi ofensivë, por kemi marr pozicion defensivë vetëm për ta penguar procesin e çnjohjeje që po e imponon diplomacia dhe politika serbe”, tha Gashi.
Të njëjtin mendim në lidhje me mungesën e ambasadorëve e ka edhe profesori universitar Bujar Dugolli, i cili për arbresh.info tha se kjo është mjaft e dëmshme dhe mund të shkaktoj probleme me përfaqësimin e Kosovës jashtë.
“Pa dyshim që çdo mungesë e përfaqësimit të Kosovës nëpër botën e jashtme është e dëmshme unë shpresoj shumë që institucionet e vendit ta përmbushin këtë boshllëk. Nëse shkarkimet kanë qenë në përputhje me ligjin patjetër që nuk e bëjnë fajtorë Ministren, pasi që dëmtimet jashtë procesit ligjor e dëmtojnë interesin e Kosovës. Në rast se është në të kundërtën e ligjit për shkarkimin e këtyre ambasadorëve pa dyshim që është i dëmshëm dhe mund të shkaktoj probleme me përfaqësimin e Kosovës jashtë”, deklaroi Dugolli.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ku është thënë se janë në fazën finale për emërimin e ambasadorëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në fazën e finale të përmbylljes së këtij procesi. Të gjitha detajet lidhur me emërimin e ambasadorëve do të bëhen të ditura për opinionin brenda pak ditësh”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Kujtojmë që në maj të këtij vitit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati liruar nga pozita 12 ambasadorët.
Vendet në të cilat shërbyen këta ambasadorë janë Gjermania, Shqipëria, Çekia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Australia, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari./S.D/arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...