Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në konferencën për media pas takimit, Gërvalla shprehu falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, teksa theksoi ndihmën e Luksenburgut për organizimin e votimit elektronik në vend, raporton Arbresh.info.
“Marrëveshja do të nxisë investime dhe do të forcojë projektet në sektorin privat në Kosovë. Ky na sjellë më afërt objektivit të zhvillimit ekonomi. Luksenburgu ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës në organizimin e votimit elektronik nga ai i cili do të përfitojë edhe Kuvendi, por edhe Republika dhe qytetarët e saj nëse votimi do të jetë më i pa komplikuar dhe më i shpejtë”, ka thënë Gërvalla.
Mes tjerash, Gërvalla shtoi se Kosova po ecë me hapa të shpejtë drejt zhvillimit ekonomik, dhe sipas saj, Kosova është renditur në vendin e parë nga 34 vende në Evropë të cilat shënojn rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Në këtë proces, Luksemburgu është dhe ka qenë partner kyç me përvojë të gjerë në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik. Shpresojmë të mësojmë shumë nga përvoja, eksperienca edhe nga përballimi i sfidave në BE”, u shpreh Gërvalla.
Në fund, ministrja theksoi se në Luksemburg jetojnë një numër i madh mërgimtarësh të cilët janë pjesë integrale e shoqërisë së Luksemburgut dhe kontribuojnë fuqishëm në vendin tonë. /Arbresh.info
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...