Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka shkruar për vdekjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.
Ajo në një status në Facebook ka treguar se si Kohl i kishte premtuar NATO-s se do të hynte në luftë për Kosovën.
“Rol vendimtar Kancelari Kohl ka luajtur edhe në çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Millosheviçit. Para zgjedhjeve në vjeshtë të vitit 1998, të cilat i humbi (dhe të cilat kancelar bënë Gerhard Schröder), Helmut Kohl në bisedë me SHBA-të dhe NATO-n pati premtuar: Gjermania do të jetë krah partnerëve të saj të NATO-s nëse kjo e fundit hyn në luftë, nëse intervenohet ushtarakisht për t’i shpëtuar qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Postimi i plotë i Gërvallës:
“Faleminderit Helmut Kohl!
Kancelari gjerman Helmut Kohl u nda sot nga jeta në moshën 87-vjeçare. Sot populli gjerman dhe i gjithë spektri i gjerë politik e kujton me mirënjohje të thellë babanë e ribashkimit të Gjermanisë.
Sot Evropa kujton me respekt të thellë arkitektin e Evropës së bashkuar. Mençuria dhe intuita e shëndoshë politike, lojaliteti ndaj partnerëve, këmbëngulja deri në kokëfortësi në synimet e drejta politike, sjellja njerëzore ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve janë vetëm disa nga tiparet me të cilat përshkruhet ky kolos i historisë moderne evropiane.
Rol vendimtar Kancelari Kohl ka luajtur edhe në çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Millosheviçit. Para zgjedhjeve në vjeshtë të vitit 1998, të cilat i humbi (dhe të cilat kancelar bënë Gerhard Schröder), Helmut Kohl në bisedë me SHBA-të dhe NATO-n pati premtuar: Gjermania do të jetë krah partnerëve të saj të NATO-s nëse kjo e fundit hyn në luftë, nëse intervenohet ushtarakisht për t’i shpëtuar qytetarët e Kosovës. Ishte pjesëmarrja e parë e ushtarëve gjermanë në një luftë që nga Lufta e Dytë Botërore, për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Qeveria Schröder u gjet para fakteve të kryera, të trashëguara nga Helmut Kohl. Debatet shoqërore që e pasuan këtë vendim janë vetëm një prej dëshmive të shumta se sa i vështirë ka qenë ky hap për Gjermaninë.
Më shumë se 100.000 ushtarë gjermanë kanë shërbyer ndërkohë që nga viti 1999 në Kosovë në kuadër të KFOR-it për të mbrojtur Kosovën nga veprimet e pakontrolluara të Serbisë dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin e brishtë në Ballkan. Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Sa herë vjen 12 qershori jemi edhe më të ndërgjegjshëm që Millosheviçi kapitulloi para trupave të NATO-s, dhe Gjermania ishte pjesë e tyre. Faleminderit Helmut Kohl!“, ka shkruar Gërvalla.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...