Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Uashington.
‘Është e vërtete Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington. Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomatin me përvojë i cili mund t’i bëjë ballë gjithë asaj pune”, theksoi ajo në T7.
Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.
Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.
Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.
Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë