Përfaqësuesja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur gënjeshtra të çmendura pretendimet e homologut të saj serb, Marko Gjuriq, se qytetarët serb në veri nuk kanë qasje në shëndetësi.
Madje, ajo ka kërkuar nga të pranishmit në sallë që të mos e besojnë deklaratën e Gjuriqit në KS të OKB-së, shkruan Arbresh.info.
“Çfarë dëgjuam këtu sot janë aq shumë gënjeshtra sa që është absolutisht e pamundur ta demantojmë këtu në një kohë kaq të shkurtër. Shumica prej jush keni ambasada në Kosovë që ju konfirmojnë se asnjë nga deklaratat e Gjuriq nuk janë të vërteta. Të mos e besojmë asnjë gënjeshtër të tillë të çmendur që qytetarët e Kosovës nuk paskan qasje në shëndetësi, llogari bankare apo shërbime lokale. Realiteti është i qartë. Tani pasi vendosëm sundimin e ligjit në veri, tani ata fillojnë të qajnë e të pretendojnë diskriminim”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka shfaqur para të pranishmëve një pamflet me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë.
“Ja këto deklarata janë krejt të pavend, sepse Kosova na qenka pjesë e Serbisë kur nuk është”, tha Gërvalla.
Po ashtu, ajo e bëri të qartë se në veri është rikthyer normaliteti.
“Kemi krijuar diçka të re diçka të çmuar nga qytetarët e veriut e kjo është normaliteti, lufta ndaj krimit, sundimi i ligjit në vend të sundimit të bandave kriminale të sponsorizuara nga Beogradi, shërbime normale komunale, kemi krijuar atë që vendet e juaja demokratike me përvojë i ofrojnë qytetarëve që një kohë të gjatë”, u shpreh ministrja Gërvalla.
Lexo edhe:
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...