Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka falënderuar diasporën për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, që nga ora 10:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gërvalla ka ftuar mërgatën që të bëhen pjesë e shumë aktiviteteve rekreative, promovuese dhe informuese, shkruan Arbresh.info
Ajo ka thënë se i mirëpresin të gjithë dhe mos ta humbasin këtë ditë të veçantë plot energji pozitive.
Postimi i plotë:
“Faleminderit Mërgatë”, me plot gjallëri që nga ora 10:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ejani dhe bëhuni pjesë e shumë aktiviteteve rekreative, promovuese dhe informuese, ku mund të shijoni ushqimet tona tradicionale dhe të regjistroheni në platformën e-diaspora.
Festa do të vazhdojë deri në orën 18:00, kur do të nisë koncerti me artistë nga Kosova dhe mërgata jonë.
Mos e humbisni këtë ditë të veçantë plot energji pozitive.
Ju mirëpresim të gjithëve!
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%