Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz i ka bërë thirrje BE-së të mbajë një qëndrim shumë më të vendosur ndaj Serbisë për shkak të afërsisë së saj me Rusinë.
“Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në BE, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrijë statusin e kandidatit dhe fondet që i merr me statusin kandidat”, tha Gërvalla-Schwarz në intervistën për APA.
Ajo akuzoi BE-në për politika “qetësuese” ndaj Beogradit.
Një lëvizje tjetër e BE-së, sipas Gërvallës, mund të jetë vendosja e sanksioneve ndaj oligarkëve serbë që bëjnë marrëveshje energjetike me oligarkët rusë.
“Sepse nuk është në rregull që një shtet europian si Serbia në mes të Europës është i vetmi që edhe financiarisht i përkrah dhe i shpërblen ata që po bëjnë këtë luftë kundër Ukrainës”.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar përfundimisht situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Ndërsa ne të gjithë po shikojmë se si t’i japim fund kësaj lufte, si të tregojmë solidaritet dhe si ta dobësojmë Putinin jo vetëm verbalisht, por edhe ekonomikisht dhe politikisht, ka një prej nesh në Ballkanin Perëndimor që nuk po e bën këtë dhe për fat të keq është fqinji ynë verior Serbia”, kritikon Gërvalla-Schwarz.
Ajo akuzon BE-në për “zbutje” në raport me Serbinë.
“Unë mendoj se Bashkimi Europian po bën shumë pak. Edhe në vitet 1990, BE-ja u përpoq që konfliktin në Ballkan ta shohë gjithmonë nga njëra anë, në mënyrë që të bëhet sa më e lehtë të injorosh problemet dhe të mos i shohësh ato”, tha kryediplomatja kosovare.
Sipas Gërvallës, megjithatë, problemet që nuk merren parasysh nuk do të zgjidhen, por vetëm do të bëhen më të mëdha.
Prandaj, sipas saj, nevojitet një strategji shumë e qartë se si mund të përfundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mjafton më të thuash: fëmijë, uluni dhe mos u grindni, vërtet duhet të vini në tryezë me një mesazh të qartë dhe nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër nga ky dialog përveç njohjes reciproke”.
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...