Gërvalla, Hovenierit: Modelet që lejojnë Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet refuzuar

16:34 | 31 Janar 2023
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takimin e mbajtur sot në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla tha se Kosova ofron kornizën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve në Evropë.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, është shprehur Gërvalla.

Kujtojmë se sot në hapësirat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë është mbajtur takimi me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë e akterë nga shoqëria civile ku u diskutua çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme