Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës u mbajt hapja zyrtare e Forumit Ndërkombëtar Ulpiana.
“Që nga fillimi i punës sonë si qeveri, jemi përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve për problemet më urgjente: Si të adresohen institucionalisht të drejtat dhe nevojat e tyre, si të përfaqësohet më së miri në arenën ndërkombëtare kultura e tyre, si t’i tërheqim për të kontribuar në Kosovë intelektualisht, profesionalisht, financiarisht dhe strategjikisht. Si të forcojmë profesionistët jashtë vendit dhe angazhimin e tyre ta kanalizojmë në funksion të reformave në Kosovë. Si të lidhim fëmijët dhe miqtë e tyre me Kosovën”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
.@UlpianaForum seeks to strengthen the relationship between diaspora engagement, development and diplomacy. The core of our ambition is to formalize the institutional, informational, & implementation steps to assist us in establishing a meaningful culture of diaspora engagement. pic.twitter.com/dFXtdSWg9W
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 16, 2023
Kingsley Aikins, Kryeshef ekzekutiv i “The Networking Institute”, pasi përgëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe në mënyrë të veçantë zëvendësministren Liza Gashi, për iniciativën e guximshme të organizimit të këtij forumi, shpërfaqi përvoja interesante ndërkombëtare të kontributit dhe përfshirjes së diasporës në faza të ndryshme historike të shteteve të ndryshme.
Në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, po marrin pjesë përfaqësues nga 21 shtete të ndryshme me gjithsej 48 folës.
“Punimet e Forumit Ulpiana do të jenë të përqendruara në panele ekspertësh nga sektorë të ndryshëm si: akademia, shoqëria civile, biznesi, të cilët do të diskutojnë tema specifike, të lidhura me angazhimin e diasporës dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë kulturën, zhvillimin ekonomik, diplomacinë publike, sigurinë, teknologjinë, të rinjtë dhe hartimin e politikave”, thuhet në njoftimin për media nga MPJD./Arbresh.info
Lexo edhe:
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë