Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, disa herë gaboi në postimet e saj në rrjetin social Twitter.
Gërvalla në deklaroi se të gjitha huqjet i merr si komplimente teksa nuk ka kritika në politikën e jashtme të Kosovës.
“Më lejoni ta them këtë se kjo është një kompliment i madh për punën time ku mediat merren me pikat dhe presjet e mija. Nëse kritikat bazohen vetëm në lëshime të vogla teknike dhe jo në gabime të mëdha për vendin – e kuptoj njëkohësisht si kompliment të punës tonë shumë serioze në ngritjen e politikës së jashtme të Kosovës”, ka thënë Gërvalla në T7.
“Huqja e flamurit është një huqje teknike dhe për gabime të tilla jemi duke punuar por rëndësi ka që nuk ka huqje në politika fundamentale të jashtme të Kosovës”, tha Gërvalla.
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë