Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë

16:55 | 24 Tetor 2024
R J

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në Basel të Zvicrës është takuar me shqiptarë që janë aktivë në pjesë të ndryshme atje.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës në fushën e arsimit.

“Në Basel të Zvicrës takova veprimtarë, udhëheqës shoqatash, botues, biznesmenë dhe politikanë shqiptarë që po luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Zvicrës”.

“Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit me Zvicrën në zhvillimin e mësimit dual në Kosovë, sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, rëndësinë e regjistrimit të mërgatës dhe krijimin e lidhjeve mes bizneseve nga Kosova dhe ato shqiptare në Zvicër”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme