Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ende nuk kanë informacione nëse është liruar zëvendësdrejtori i Policisë që u ndalua të mërkurën në Serbi.
“Ne ende nuk kemi informacionin e konfirmuar që zëvendësdrejtori i Policisë është liruar, ju lus për pak durim që në qëllim në bashkëpunim me MPB-në të ua japim informacionin e saktë”, ka thënë ajo.
Gërvalla, në një konferencë për media, tha se një pjesë e qytetarëve tashmë janë liruar nga pikat kufitare të Serbisë, ku janë bllokuar për disa orë me radhë, por theksoi se ende s’dihet se a ka persona të tjerë që ende janë të bllokuar.
Ajo kërkoi edhe njëherë nga qytetarët e Kosovës të mos kalojnë nëpër Serbi por të udhëtojnë në rrugët tjera alternative.
“E dimë që një pjesë e atyre që janë mbajtur janë liruar, nuk mund të ju japim informacion nëse janë liruar të gjithë, apo ka ende që po mbahen në vende të ndryshme. Më lejoni të përsëris thirrjen që kemi bërë drejtuar qytetarëve tanë që të evitohet kalimi në Seri, sepse nuk e dimë sa mund të ashpërsohet strategjia e Vuçiqit. Kemi numër kontaktues që janë të qasshëm 24 orë, I lusim qytetarët që nëse kanë për të thënë diçka, por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë sot, që ta plotësojmë spektrin e informacioneve të sakta”, tha ajo.
Lexo edhe:
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...