Google ADS

Gërvalla e Shakantu flasin për bashkëpunim ndërshtetëror

22:20 | 21 Shtator 2024
R J

Në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, u takua me Ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, ku kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Eswatinit, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se të dy bashkëbisedueset folën për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë.

“Forcimi i lidhjeve me Eswatinin tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të promovuar pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme