Google ADS

Gërvalla e quan Haradinajn kriminel ordiner që falë toka

01:46 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Gërvalla e quan Haradinajn kriminel ordiner që falë toka.

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin.

Ajo i është drejtuar Haradinajt me “Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i atyre që luftuan për ato toka”.

Sipas saj, Haradinaj është kriminel ordiner që bëri pazare me ato toka “si t’ua kishte falë baba”.

“Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, ka shkruar më tej ajo në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme