Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka përfunduar vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime me përfaqësuesit e Parlamentit të këtij shteti.
Në kuadër të vizitës bilaterale në Izrael, zëvendëskryeministrja vizitoi dje parlamentin e Izraelit ku u takua me përfaqësues të ndryshëm të Knesset-it.
Sipas MPJ-së, gjatë takimit me z. Ram Ben Barak, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ministrja Gërvalla nënvizoi “natyrën e veçantë të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe bëri një përshkrim të mundësive dhe nevojës për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen”.
“Theks i veçantë u vu gjatë bisedës në sfidat gjeopolitike të krijuara nga lufta ruse në Ukrainë dhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gërvalla u takua edhe me Zeev Elkin, Ministër i Jerusalemit dhe Trashëgimisë.
“Ata kanë diskutuar për një përfshirjeje më të mirë dhe efektive të gjeneratave të ndryshme të diasporës dhe mërgatës. Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e gjatë dhe mbresëlënëse e Izraelit në këtë fushë”, thotë MPJ.
Gërvalla po ashtu është takuar edhe me Ali Salalha, Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë. Me këtë rast, MPJ thotë se Gërvalla theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të dendur parlamentar mes Knesset-it dhe Kuvendit të Kosovës.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës, e përfundoi ditën me një pritje në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë izraelite, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Izrael. Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, gjatë fjalës së saj përshëndetëse vuri në pah në veçanti frymën shumë miqësore të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe theksoi potencialin e madh të bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Delegacionin e Kosovës gjatë vizitës tre ditore në Izrael e shoqëroi edhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tamin Ziv dhe drejtori për Ballkanin pranë Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Dani Oryan.
“Në përmbyllje të vizitës në Izrael, delegacioni i Republikës së Kosovës vizitoi qendrat historike dhe arkeologjike të Jerusalemit. Nga Izraeli, Zëvendëskryeministrja Gërvalla ka udhëtuar për në Bruksel dhe do të marrë pjesë sonte në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, njofton MPJ./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...