Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë duke rikonfirmuar marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Luksemburgut, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të ndërsjellë për demokraci, paqe, siguri dhe stabilitet.
Gërvalla shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut, duke veçuar kontributin në zhvillimin institucional, arsim, siguri dhe në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, shkruan Arbresh.info.
Ajo deklaroi që Kosova po ecën me hapa të fuqishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe në këtë proces, Luksemburgu është një partner kyç me përvojë të gjerë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik.
Ministrja Gërvalla dhe Ministri Bettel biseduan rreth zgjerimit të bashkëpunimit në siguri, ekonomi rritje të shkëmbimeve tregtare, projekte arsimore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel tha se Kosova ka shumë miq dhe së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen bashkë si shtete mike.
Ministri Bettel nënvizoi se Luksemburgu do të investojë 35 milion euro në projekte inovative që do të forcojnë ekonominë dhe kapacitetet digjitale të Kosovës, duke krijuar një trampolinë për zhvillim të mëtejshëm.
Roli i mërgatës së Kosovës në Luksemburg në fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve, përafrimit të popujve dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik ishin poashtu pjesë e rëndësishme e diskutimeve mes dy ministrave./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...