Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se mund të ketë luftë në Kosovë, nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.
Gërvalla për mediumin publik gjerman, Deutschlandfunk tha se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog, transmeton Arbresh.info.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo.
“Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel”, shtoi Gërvalla.
Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.
Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh t’i eliminojë tre terroristë. Tash, NATO do ta shtojë praninë në Kosovë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një “model të Krimesë”, tha ajo, duke aluduar në aneksimin e vitit 2014 nga Rusia në Ukrainë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...