Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunim dypalësh, mbështetja e Kanadasë në forumet shumëpalëshe dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të reja, ishin temat kryesore të takimit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Kosovë, Anita Vandenbeld dhe anëtarët e këtij grupi, deputetët, Robert Oliphant, Yvan Baker, Kyle Seeback, Francesco Sorbara, Sébastien Lemire dhe senatorin Victor Oh.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla dhe Kusari-Lila, pasi i falënderuan secilin prej tyre për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës, promovimin e miqësisë mes dy shteteve tona dhe angazhimin e tyre në kuadër të Grupit Parlamentar të Miqësisë, i njoftoi ata rreth proceseve politike në Kosovë, progresin e arritur në shumë fusha, sigurinë në rajon, sulmet e Serbisë dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika jonë.
Deputetët kanadezë shprehën interesimin e tyre rreth situatës politike në Kosovë, potencialin për zhvillim ekonomik dhe shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të jetësuar projekte të përbashkëta në ekonomi por edhe duke ndihmuar Kosovën në proceset integruese dhe nismat globale.
Në fund të takimit, të dy delegacionet koordinuan hapat për veprimet dhe projektet e përbashkëta në kuadër të fuqizimit të miqësisë, bashkë edhe me mërgatën si urë lidhëse e fuqishme mes dy shteteve./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...