Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ajo ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Italisë dhe ka ftuar ambasadorin e ri për iniciativa të reja të përbashkëta në sektorë të ndryshëm që shkojnë në interes të të dy vendeve.
Së bashku kanë përmendur mundësi të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të arsimit. Kanë folur për shkëmbim të studentëve, programe për të rinj si dhe zhvillim të aktivitete kulturore.
Bashkëbiseduesit janë fokusuar edhe në zhvillimet aktuale politike në vend dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Po ashtu kanë biseduar edhe për ecurinë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Gërvalla e ka falënderuar ambasadorin për kontributin e tij në monitorim të zgjedhjeve në kuadër të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit.
Nga ana e tij ambasadori De Riu, shprehu gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit, dhe ritheksoi qëndrimin mbështetës të Italisë ndaj Kosovës.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...