Google ADS

Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur

08:24 | 21 Dhjetor 2024
E.K

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku raportohen 11 të vdekur.

Në një postim në platformën X, Gërvalla shprehu tronditjen e thellë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës me viktimat dhe familjet e tyre.

“Populli i Kosovës është i tronditur dhe i pafjalë për këtë akt të ulët që ndodhi në një treg të qetë Krishtlindjesh në Magdeburg. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ajo gjithashtu theksoi se dhuna çnjerëzore duhet të luftohet me vendosmëri. Kjo dhunë çnjerëzore duhet të luftohet pa kompromis”,
shkroi Gërvalla./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist

 

Të ngjashme