Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, dhe të tjerët në Hagë që po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, janë të pafajshëm dhe argumentet janë në anën e tyre.
Për këtë ajo ka folur derisa i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së.
“Është e vërtetë që zotëri Thaçi është për momentin në Hagë, por unë besoj fuqimisht se ai do të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vet, dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre, se janë të pafajshëm nga ato akuza, dhe nuk ja vlen asnjë koment më shumë lidhur me atë që thatë për mua, qoftë si dëshmitar, apo si diçka, pra ndërlidhjen time me çfarëdo dëshmie në Hagë, kjo është e pavërtetë”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka theksuar se populli i Kosovës ka mbrojtur shtëpitë e tyre, por terroriste ishin forcat serbe të sponsorizuara nga shteti i tyre.
Ministrja e Jashtme i ka thënë politikanit serb se ai dhe udhëheqësit në Serbi e kanë të vështirë të shpjegojnë për qytetarët se kanë humbur Kosovën në vitin 1999./ge
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...